Shoqata “Drejtësi Në Veprim” është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jo qeveritare, jo politike e krijuar me qëllim monitorimin e zbatimit të ligjit si dhe ofrimin e mbështetjes për përmirësimin e sistemit ligjzbatues në Republikën e Shqipërisë.

Misioni i Shoqatës “Drejtësi Në Veprim”, është mbështetja e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes, lirisë së medias, të drejtën për arsim, punësim dhe kujdes shoqëror dhe shëndetësor.

Shoqata “Drejtësi Në Veprim”, është shoqëri e themeluar me misionin, të promovojë komunikimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional ndërmjet personave të interesuar në fushën e së drejtës, dhe promovimin e zhvillimit të formimit profesional për çdo student, jurist, avokat, noter dhe/ose çdo individ të interesuar në fushën e së drejtës, dhe të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë si dhe zbatimit të ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Përmes komunikimit efektiv dhe angazhimit të saj, objektiv i Shoqatës është të kontribuoj në realizimin e politikave afatgjata për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, për përmirësimin profesional të çdo profesionisti në fushën e së drejtës, për kryerjen e studimeve dhe analizave ligjore me qëllim monitorimin e zbatimit të ligjit.

Monitorim & zbatim i ligjit në çdo sektor

Monitorimin e zbatimit të ligjit në çdo sektor, si dhe ndërmarrjen e iniciativave qytetare për përmirasimin e legjislacionit, duke realizuar propozime ligjore në Kuvendin e Shqipërisë,  konform rregullave përkatëse.

Legjislacioni i Mediave Audio Visive & Telekomunikacioni

Monitorimin e zbatimit të legjislacionit në sektorin e telekomunikacionit, media audio visive msi dhe ofrimin e propozimeve legjislative me qëllim përmirësimin e legjislacionit, në kuadër të respektimit të lirisë së fjalës.

Të Drejtat dhe liritë themelore të njëriut

Monitorimin e zbatimit të legjislacionit, për vënien në praktikë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe realizimin e studimeve, dhe ofrimin e rekomandimeve, iniciativave ligjore për përmirësimin e legjislacionit në këtë sektor, si dhe evidentimin e zbatimit te tij.

Legjislacioni i punësimit në Republikën e Shqipërisë

Monitorimin e zbatimit të legjislacionit të punësimit në Republikën e Shqipërisë, evidentimin e zbatimit të të drejtave të puntorëve  në çdo sektor punësimi, nxitjen për krijimin dhe forcimin e organizatave sindikale, nënshkrimin e kontratave kolektive të punës në çdo sektor, si dhe ofrimin e propozimeve, iniciativave ligjore për përmirësimin e legjislacionit të punesimit si  dhe evidentimin e zbatimit të tij.

Përafrimi i legjislacionit me “Acquis Communautaire”

Monitorimin për zbatimin e legjislacionit si dhe ofrimin e studimeve dhe rekomandimeve përkatëse për përafrimin e legjislacionit me “Acquis Communautaire”, për sektoret e së drejtës ku operon shoqëria.