Njohese e thelluar ne disiplinen jurisike. Diplomuar ne vitin 2009 ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Drejtesise, Shkoder. Perfunduar studimet post master “ Studime mbi Sigurine” ne vitin 2011 prane Universitetit “U. F. O”, Departamenti i Masterave Tirane. Qellimi i saj eshte te kontribuoje ne zhvillimin e Shqiperise ne institucione, ne ndermarrje dhe ne fushen akademike me nje kulture te re ne fushen e zbulimit dhe te sigurise kombetare.

Licencuar ne vitin 2011 nga Dhoma Kombetare e Avokatise , duke mare titullin “Avokate”. E çertifikuar nga Shkolla Shqipetare e Administrates Publike (ASPA) ne vitin 2018 si “Eksperte Prokurimi” me qellim krijimin e nje berthame profesionistesh ne procesin e prokurimit. E çertifikuar ne vitin 2019 nga ASPA, me perfaqesues nga EURALIUS per procesin pre-screening dhe negociatave te anetaresimit ne BE per çeshtjet e gjyqesorit, te drejtat e njeriut dhe anti-korrupsioni. Aktiviteti profesional, gjyqesor dhe jashtegjyqesore varion nga fusha e se drejtes civile, penale, administrative deri tek fusha e prokurimit publik.