Emanuela Berberi ka lindur në Korçë në datën 05 Shkurt . Në vitin 2002- 2006 ka kryer studimet për Histori në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë , në Universitetin e Tiranës ndërsa në vitin 2008-2011 është diplomuar në Universitetin “ Vitrina “ në Tiranë. Më pas, në vitin 2012-2014 ka kryer Master Profesional , drejtimi “ Arkivistikë “ në Universitetin e Tiranës.

Menjëherë sapo përfundoi studimet e para në fushën e Historisë , Znj. Berberi iu përkushtua profesionit si mësuese në disa gjimnaze të njohur në Tiranë si Gjimnazi “ Sarina “ dhe “ Eqrem Çabej “ ku gjatë kësaj periudhe do të vlerësohej me titullin “ Mësuese e kualifikuar “ me vlerësimin “ Shumë mirë “ nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës“ duke vijuar më pas me detyrën si drejtuese e një prej gjimnazeve më të suksesshëm të Tiranës, si gjimnazi “ Qemal Stafa “ ku solli një model të ri administrimi të shkollës e duke dhënë kontribut të vyer për brezin e nxënësve që do të arsimoheshin asaj kohe.

Nga viti 2006- 2014 Znj. Berberi ka kryer dhjetëra trajnime në fushën e edukimit dhe menaxhimit të institucioneve arsimore për të cilat është çertefikuar me sukses si dhe nga viti 2014- 2020 ajo ka kryer një mori trajnimesh specifike për ndërmjetësimin në çështjet civile dhe penale, proçedurat e falimentit, prokurimet publike dhe drejtësinë restauruese për të miturit në konflikt me ligjin. Në vitin 2014-2015 ajo ka qënë trajnuese për edukimin dhe trajnimin që nxit pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe edukimin dhe politikat për Barazi Gjinore tek të rinjtë në kuadër të Projektit “Youth Participation for Enchanced Democratization of Society” dhe fondeve IPA.

E apasionuar edhe në fushën e drejtësisë, Znj. Berberi që prej vitit 2016 e në vijim ushtron profesionin e ndërmjetëses dhe këshilltares ligjore me seli në qytetin e Tiranës, ku me përkushtim dhe profesionalizëm ka spikatur në zgjidhjen e qindra konflikteve në fushën civile, administrative, çështje të punës dhe familjare. Njëkohësisht që prej vitit 2018 Znj. Berberi mban pozicionin e Kryetares së Komisionit për Marrëdhëniet me Publikun në Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve ndërsa prej muajit Mars të vitit 2021 ushtron edhe funksionin e sekretares së përgjithshme në organizatën jofitimprurëse “JUSTICE IN ACTION”…!