STUDIO LIGJORE NELA, në kuadër të asistencës civile ka asistuar çështje me objekt shpërblimi dëmi pasuror dhe jo pasuror shkaktuar nga aksident automobilistik, ku shtetasi O.P mbeti i dëmtuar si pasojë e goditjes nga automjeti. Në saj të asistencës profesionale të ofruar nga zyra jonë, u arrit marrëveshje e posaçme me shoqërinë e sigurimeve, nga ku…

STUDIO LIGJORE NELA, ka përfaqësuar shtetasin A.A pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në kuadër të një konflikti gjyqësorë të shkaktuar nga një kontratë huaje, ku Hua-marrësi nuk pranonte kthimin e shumës përftuar nga Hua-dhënësi. Në këto kushte ne si zyrë duke përfaqësuar Hua-dhënësin, i jemi drejtuar Gjykatës me Kërkesë-padi me objekt kthim shume…

STUDIO LIGJORE NELA, ka mbrojtuar dhe përfaqësuar një shoqëri tregëtare e cila ushtronte aktivitet në sektorin e tregtimit të tekstileve, konfeksione, import, eksport të këtyre mallrave, lidhur me disa çështje të natyrës civile dhe penale, ku ndër të cilat po përmendim: Procedimi penal: Ndaj kësaj shoqërie, u çelën dhe u zhvilluan hetime, për veprën penale…

STUDIO LIGJORE NELA, ka mbrojtuar dhe përfaqësuar një shoqëri tregëtare e cila ushtronte aktivitet në sektorin e ndërtimit. Për këtë shoqëri u zhvilluan hetime dhe u dyshua nga Organi i Akuzës se kjo shoqëri kishte konsumuar veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose…

STUDIO LIGJORE NELA, ka realizuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e një shtetasi shqiptarë nga Kosova i cili jetonte dhe punonte në Republikën e Shqipërisë. Ky shtetas ishte kallzuar nga 30 persona dhe prej të cilëve akuzohej për konsumimin e veprave penale të “Mashtrimit” dhe “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 143 dhe 180 të Kodit…

STUDIO LIGJORE NELA, ka përfaqësuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë klientin “Bar Longue Birmingham” lidhur me vendosjen e masës Administrative “gjobë” për moslëshim kuponi tatimor në emër të Tatim-paguesit K.Sh. Nëpërmjet fakteve dhe argumentave ligjorë të paraqitura përpara Gjykatës, duke qënë se strukturat tatimore kishin shkelur procedurën në vendosjen e gjobës, si…

STUDIO LIGJORE NELA ka përfaqësuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, klientin subjekt tregëtar me iniciale K.SH, lidhur me masën Administrative “gjobë për duhan” në emër të Tatim-paguesit. Duke qënë se strukturat tatimore kishin keq-zbatuar legjislacionin tatimor dhe kishin aplikuar masën e gjobës në kushtet kur tatim–paguesi kishte respektuar kushte fizike ku mund…

STUDIO LIGJORE NELA ka përfaqësuar shtetasin E.D pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në çështjen civile me objekt, shpërblimin e dëmit të shkaktuar si rezultat i shkeljes së procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës dhe afateve të njoftimit. Në kuadër të asistencës ofruar nga Avokatët e Studios, u arrit të provohej përpara Gjykatës…

STUDIO LIGJORE NELA, ka mbrojtuar dhe përfaqësuar shtetasin E.K, i akuzuar  për 3 (tre) veprat penale: “Përndjekje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje të armëve të ftohta”, “Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 121/a, 279 dhe 150 të Kodit Penal. Në saj të mbrojtjes efikase, si dhe duke pasur parasysh faktin se Organi i Akuzës për veprat…

STUDIO LIGJORE NELA, ka mbrojtuar dhe përfaqësuar një shoqëri tregtare e cila ishte dyshuar për kryerjen e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 144/a, 190 dhe 180 të Kodit Penal. Si rezultat…