Av. Xh. Nela
Av. Xharije Nela ka lindur në Kukës, më datë 02 Nëntor 1989.
Ka përfunduar studimet në Drejtësi në vitin 2011 dhe studimet post universitare duke marrë titullin Master i Shkencave, në E Drejtë Civile, në vitin 2013. Ka përfunduar me sukses studimet në shkollën e Avokatisë në vitin 2014 dhe po në këtë vit është liçensuar duke marr titullin Avokate nga Dhoma Kombetare e Avokatis Tiranë, profesion të cilin e ka ushtruar nga viti 2015 e në vazhdim…
Në vitin 2016 ka perfunduar me sukses programin e trajnimit dhe te formimit fillestar professional për ndermjetës, të miratuar nga Dhoma Kombetare e Ndermjetësimit dhe në vitin 2017 është liçensuar nga Ministria e Drejtësis si Ndermjetëse. Në ushtrimin dhe të këtij profesioni spikat dëshira për të ndihmuar palët në konflikt si facilitues i vullnetit të tyre.Në vitin 2019 ka përfunduar studimet e ciklit të dytë të integruar, Master i dytë, Master Profesional në Eu Business Law, në Universitetin e Tiranës.
Gjatë eksperienës së saj në fushën e së drejtës dhe zbatimin e ligjit ka mbrojtur dhe përfaqësuar çështje të llojeve të ndryshme, ku sasia spikat në fushën penale duke ofruar shërbim profesional dhe integritet në kuadër të ushtrimit të profesionit të Avokatit.
Znj. Nela, ka ndjekur praktika dhe trajnime të ndryshme në fushën e së drejtës, për të cilat është certifikuar nga instrumentat përkatës por spikat përkushtimi në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe legjislacioni i zbatueshëm për këtë kategori duke mbajtur detyrën e Trajnueses në Projektin “Të Drejtat e Fëmijëve në konflikt me ligjin dhe mekanizmat parandaluese në shoqërinë shqiptare”, me shtrirje territorile, ne vitin 2016-2017, projekti Hollandez realizuar nga Qendra ACLTS Tiranë.
Gjithashtu Znj. Nela ka mbajtur detyrën e Kordinatores në Projektin “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit në Drejtësi, SEJ-II, mbi Vlerësimin e Gjykatave nga përdoruesit”. Projekt i Përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. Realizuar nga qendra ACLT, Tiranë.
“STUDIO LIGJORE NELA”, me seli në Tiranë nën drejtimin e Znj. Xharije Nela, e karakterizuar nga profesionalizmi, objektiviteti, ndershmeria, respektimi e zbatimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me ligj, nën përkujdesjen dhe përkushtimin të stafit të saj të përzgjedhur, ka për qëllim ofrimin e konsulencës jurdike dhe sherbimeve të specializuara në nivelet më të larta etike dhe profesionale në fushat civile, tregetare, penale, familjare, administrative, kushtetuese dhe çështjet e pronësisë. Si sipërmarrëse e suksesshme “Studio Ligjore NELA” është Certifikuar si Sipermarresi më i mire për vitin 2020 nga Solvent Rating Shpk.
E përkushtuar në fushën e së drejtës dhe zhvillimit të saj është themeluese e Shoqatës “Drejtësi Në Veprim” (D.N.V), dhe mban detyrën e Drejtorit Ekzekutiv. OJF “Drejtësi Në Veprim” (D.N.V), ka për objekt një sërë nismash, ku mund të veçojm zhvillimin dhe zbatimin e së drejtës në funksion të respektimit dhe zbatimt të ligjit në sistemin e drejtësis.