Av. E. Hamitaj
Av.Msc.Eva Hamitaj ka përfunduar me sukses studimet në Fakultetitn e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës si dhe studimet Master i Shkencave ne Procedure Penale, në vitin 2011, dhe ne vitin 2013 është licencuar Avokate , nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë ,Tiranë.
Në vitin 2017 ka përfunduar studimet master në sektorin e legjislacionit Evropian për tregti dhe biznes,ku ka thelluar njohuritë teorike dhe praktike mbi përafrimin e legjislacionit shqiptarë me atë të Bashkimit Evropian.
Gjatë eksperiencës së saj në sektorin privat ,ka ofruar asistenc ligjore për një grup të kompanive, veçanërisht në drejtim të përgjegjësisë kontraktuale sipërmarrëse dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe në lidhje me çështje të pronësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve në marrëdhënie pune.
Që prej vitit 2019 Av,Hamitaj bashkëpunon me Studion ligjore “Nela”, si konsulente dhe Avokate, në fushën e së drejtës civile ,kryesisht asistenc dhe mbrojtje ligjore në të drejtën e pronës ,në të drejtën familjare ,në të drejtën e punës (njohja të marrëdhënies së punësimit, largimit nga puna, mosmarrëveshjeve disiplinore,marrëdhëniet kolektive të punës).
Duke mbajtur një angazhim të vazhdueshëm në cështje të së drejtës civile Av.Hamitaj është autore e një sër punimesh shkencore,ku në fokus janë aspekte të ndryshme të legjislacionit civil si , procesi I rregullt ligjor civil,si dhe të drejtat civile të konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë.