STUDIO LIGJORE NELA, në kuadër të asistencës civile ka asistuar çështje me objekt shpërblimi dëmi pasuror dhe jo pasuror shkaktuar nga aksident automobilistik, ku shtetasi O.P mbeti i dëmtuar si pasojë e goditjes nga automjeti.
Në saj të asistencës profesionale të ofruar nga zyra jonë, u arrit marrëveshje e posaçme me shoqërinë e sigurimeve, nga ku i dëmtuari O.P përfitoi dëm-shpërblim për dëmin pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar.