STUDIO LIGJORE NELA, ka përfaqësuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë klientin “Bar Longue Birmingham” lidhur me vendosjen e masës Administrative “gjobë” për moslëshim kuponi tatimor në emër të Tatim-paguesit K.Sh.
Nëpërmjet fakteve dhe argumentave ligjorë të paraqitura përpara Gjykatës, duke qënë se strukturat tatimore kishin shkelur procedurën në vendosjen e gjobës, si dhe duke pasur parasysh se masa e gjobës ishte në shkelje flagrante të ligjit, Gjykata vendosi shfuqizimin e Vendimit administrativ dhe fshirjen e gjobës nga sistemi.