STUDIO LIGJORE NELA ka përfaqësuar shtetasin E.D pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në çështjen civile me objekt, shpërblimin e dëmit të shkaktuar si rezultat i shkeljes së procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës dhe afateve të njoftimit.
Në kuadër të asistencës ofruar nga Avokatët e Studios, u arrit të provohej përpara Gjykatës me prova shkresore, se punëdhënësi në proçesin e zgjidhjes së kontratës së punës kishte shkelur rëndë Kodin e Punës, duke mos respektuar afatin e njoftimit, si dhe proçedurën për zgjidhjen e kontratës së punës, të drejta këto, parashikuar nga ligji, për pasojë Gjykata vendosi në favor, duke ngarkuar punëdhënësin me shpërblimin e dëmit të shkaktuar ndaj klientit.