• Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit penal nga fillimi i ndjekjes penale, hetimeve paraprake, ndalimit/arrestimit, gjatë fazës së marrjes në pyetje, njoftimit të akuzës të pandehurit, si dhe gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatë deri në miratimin e vendimit përfundimtar.
  • Konsulencë ligjore dhe përfaqësim të klientëve, përpara organeve hetimore, Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës.
  • Përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të klientit të ndaluar gjatë fazës së vendosjes së masave të sigurimit, vleftësim arresti, ndalim, ankim ndaj masave të sigurimit, paraqitje kërkesash për zëvendësim ose revokim të masës së sigurimit personal.
  • Përfaqësimi në hetimet paraprake, hartimi i kërkesës fillestare, memorie për realizimin e mbrojtjes ligjore përpara organit të akuzës.
  • Ankim të vendimeve të ndërmjetme të organit te akuzës, asistim të klientit në proçesin e hetimit nga ky organ.
  • Mbrojtje ligjore, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjykatës së Apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
  • Hartim kërkese dhe përfaqësim në procesin gjyqësorë me objekt kompensim për burgim të padrejtë.
  • Asistim në fazën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor në mbrojtje të interesave të klientit.
  • Asistencë për hartim dhe ndjekje ligjore të kërkesës për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë, parashkrim të ekzekutimit të dënimit si dhe cdo veprim tjeter ligjor proçedurial penal.
  • Asistencë dhe mbrojtje ligjore në proçesin e Ekstradimit, Letër Porosi Ndërkombëtare, transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj, njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë.

    Dërgo Mesazh