STUDIO LIGJORE NELA, ka mbrojtuar dhe përfaqësuar një shoqëri tregëtare e cila ushtronte aktivitet në sektorin e ndërtimit. Për këtë shoqëri u zhvilluan hetime dhe u dyshua nga Organi i Akuzës se kjo shoqëri kishte konsumuar veprën penale Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 144/a, 190 dhe 180 të Kodit Penal.

Çështja ju referua Gjykatës, ku në kuadër të mbrojtjes u realizua një përfaqësim profesional në saj të së cilës edhe për shkak të mungesës së provueshmërisë së akuzës nga Prokuroria, Gjykata vendosi pushimin e çështjes në favor të klientit.