STUDIO LIGJORE NELA, ka përfaqësuar shtetasit M.B dhe E.B pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës së Apelit në çështjen civile me objekt “Deklarimi i shuarjes së dorëzanisë”, parashikuar nga neni 600 i Kodit Civil, e cila rrjedh nga një kontratë kredie bankare.
Si rezultat i analizës në detaje të rastit, si dhe kushteve të Dorëzanisë, çështja përfundoj me sukses në favor të klientëve për shkak se e drejta e kreditorit kishte rënë në dekadencë, duke qënë se nuk ishte ushtruar brenda afateve prekluzive, si rezultat i këtij fakti, e drejta mbi dorëzanin ishte shuar dhe për rrjedhojë pasuritë e vendosura kolateral nuk ju nënshtruan proçesit të ekzekutimit të detyrimit.