STUDIO LIGJORE NELA, ka realizuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e një shtetasi shqiptarë nga Kosova i cili jetonte dhe punonte në Republikën e Shqipërisë.
Ky shtetas ishte kallzuar nga 30 persona dhe prej të cilëve akuzohej për konsumimin e veprave penale të “Mashtrimit” dhe “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 143 dhe 180 të Kodit Penal.
Duke qënë se Organi i Akuzës nuk arriti të provonte elementët e figurave të veprave penale për të cilat klienti akuzohej për shkak të faktit se për çdo veprim klienti gëzonte kontratë të rregullt me kallzuesit, Gjykata në saj të konstatimit të fakteve ligjore prezantuar nga mbrojtja, vendosi pushimin e çështjes në favor të klientit.