STUDIO LIGJORE NELA, ka mbrojtuar dhe përfaqësuar shtetasin E.K, i akuzuar  për 3 (tre) veprat penale: “Përndjekje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje të armëve të ftohta”, “Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 121/a, 279 dhe 150 të Kodit Penal.

Në saj të mbrojtjes efikase, si dhe duke pasur parasysh faktin se Organi i Akuzës për veprat penale, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje të armëve të ftohta”, dhe“Shkatërrim prone”, 279 dhe 150 të Kodit Penal, nuk arriti të provonte se këto vepra penale i kishte kryer klienti, për shkak të mungesës së lidhjes shkakësore Gjykata vendosi pafajsinë e klientit, ndërkohë që për veprën penale “Përndjekje”, Gjykata në saj të prezantimit efikas të rrethanave lehtësuese vendosi, kryerjen e një pune në interes publik.