- Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e Statutit dhe Aktit të Themelimit, regjistrimin pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit dhe pranë organeve të tjera të Administratës Publike.
- Asistencë dhe hartim aktesh për ndryshim Statuti dhe Akt-themelimi, marrëdhëniet midis ortakëve, shit-blerje të kutotave/aksioneve të kapitalit të shoqërisë për formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërisë tregtare.
- Asistencë dhe hartim aktesh për ndryshimin e formës ligjore të shoqërive, nëpërmjet bashkimit, shndërrimit dhe likujdimit.
- Asistencë dhe përfaqësim gjyqësor/institucional pranë strukturave të Administratës Publike, të shoqërive tregtare për çështje civile dhe/ose administrative.