STUDIO LIGJORE NELA, ka mbrojtuar dhe përfaqësuar një shoqëri tregtare e cila ishte dyshuar për kryerjen e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 144/a, 190 dhe 180 të Kodit Penal.
Si rezultat i faktit, se Organi i Akuzës në paraqitjen e pretencës së tij nuk arriti gjatë procesit të provonte lidhjen shkaksore mes veprimeve dhe mos-veprimeve të të akuzuarit dhe pasojave të ardhura nga dyshimi i konsumimit të këtyre veprave penale, Gjykata vendosi pushimin e gjykimit.