STUDIO LIGJORE NELA, në kuadër të asistencës, përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ka përfaqësuar me sukses shtetasin F.H në cështjen me objekt shkelje të procesit të rregullt ligjorë dhe kërkimin për shpërblim dëmi të shkaktuar nga shteti shqiptar, për shkak të gjykimit nga gjykatat shqiptare dy herë të njëjtën çështje nga e njëjta gjykatë, me të njëjtat palë, dhe me të njëjtin objekt gjyqësorë, duke cënuar kështu parimin e gjësë së gjykuar (res judicata).
Gjykata Evropiane në këtë rast, konstatoj shkeljen e nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut duke qënë se në mënyrë flagrante është cënuar procesi i rregullt ligjor, krahas shkeljes së (res judicata).
Gjykata në respektim të Konventës, si dhe në evidentim të shkeljeve proceduriale gjyqësorë, vendosi në favor të palës duke konstatuar shkeljet e kryera nga sistemi i drejtesisë shqiptare, duke vendosur shpërblimin e dëmit të shkaktuar shtatasit F.H kundra Shtetit shqiptarë, duke shpërblyer koston ekonomike dhe morale shumë-vjecare të shpenzuar nga Klienti me qëllim gjetjen e të drejtës.